Leonita kthehet me vajzën në shtëpi, pa Granitin.

Futbollisti i njohur shqiptar, Granit Xhaka dhe bashkëshortja e tij, Leonita Lekaj më 7 tetor janë bërë prindër për herë të parë. Martesa e çiftit është bekuar me një vajzë të cilën e kanë pagëzuar me emrin Ayana.

Leonita sot është kthyer në shtëpi me vajzën e saj, ndërsa Graniti nuk ishte pranë tyre.

Ayana u prit për herë të parë ngrohtë në ambientin familjar pa babain e saj, Granitin. Për shkak të angazhimeve të futbollistit në jetën profesionale, ai nuk kishte mundësi të jetë së bashku me gruan dhe vajzën e tij. Këtë e ka bërë të ditur Leonita në një postim në llogarinë e saj në Instagram.

Ajo ka postuar foto se si e kanë pritur vajzën për herë të parë në shtëpi. Graniti ka publikuar një fotografi shumë të veçantë në ditën kur ka lindur vajza e tij, ku shihet dora e tij, e bashkëshortes dhe e vajzës së tyre.

“Mirëseerdhe princesha jonë e vogël, babi dhe nëna të duan shumë”, ka shkruar futbollisti, teksa të shumta kanë qenë urimet nga ndjekësit e tij.

MUND TË JU PËLQEJNË