Futbollisti i njohur Granit Xhaka ka një javë që u bë baba për herë të parë.

Ai dhe bashkëshortja e tij Leonita janë bërë prindër të një vajzë të cilën e pagëzuan me emrin Ayana, shkruan “Kosovarja”.

E këtë çast me plot emocione çifti e ndanë bashkë me gjithë familjarët, miqtë, e fansat në profilet e tyre në Instagram.

Por, diçka që bie në sy, ndoshta për arsye se edhe është vetëm java e parë çifti Xhaka po veprojnë njëjtë sikur së disa emra të njohur për publikun duke mos zbuluar akoma fytyrën e Ayanas së tyre.

Se a do të veprojnë ngjashëm deri kur të rritet njëjtë sikur Labinot Gashi për vajzën Rroan mbetet të shihet.

Meqë bëhet fjalë për vajzën e futbollistit natyrisht që kjo zgjon kureshtje, por sido që të jetë është një marrëveshje e çiftit./Kosovarja/.

MUND TË JU PËLQEJNË