Me ardhjen e pranverës, shija e lëngjeve të shtrydhura e smoothie-ve do të jenë miku dhe aleati ynë i më i mirë i mëngjesit.

Portokalli dhe kivi do të jenë perfekte për t’u shijuar, për të marrë energji dhe për të forcuar sistemin imunitar.

Përgatitja është e thjeshtë dhe e shpejtë, shija e mrekullueshme dhe benefitet të mëdha: një koncentrat i vitaminës C falë portokallit dhe limonit, por edhe kivit.

Pra, nëse doni të pastroni trupin, të ulni kolesterolin dhe të furnizoheni me vitamina, kjo është receta që bën për ju, transmeton Living.

Përgatitja e lëngut të kivit dhe portokallit është shumë e thjeshtë: në pak minuta do të keni në gotën tuaj një përqëndrim të vërtetë energjie.

Përbërësit për dy porcione:

3 portokaj

4 kivi

1 limon

Sheqer (nëse dëshironi)

Përgatitja:

Qëroni portokajt dhe kivit e më pas pritini në copa të vogla. Shtoni në shtrydhëse portokajt në shpejtësi jo shumë të lartë për më pak se një minuta. Më pas shtoni edhe copat e kivit dhe vazhdoni centrifugimin derisa të përftoni një lëng pa mbetje.

Më pas hidheni lëngun neper gota dhe me ndihmën e një luge përziejeni më mirë lëngun. Shtoni më pas pak lëng limoni dhe nëse nuk ju pëlqen shija acide, mund t’i shtoni pak sheqer.

MUND TË JU PËLQEJNË