Mjekë, shkencëtarë dhe liderë politikë, kanë dhënë deklarata se koronavirusi dhe përhapja e tij do të zbutet me ardhjen e pranverës.

Presidenti i SHBA-ve Donald Trump, së fundmi në takimin e guvernatorëve të Amerikës ka thënë se në përgjithësi i nxehti ka tendencë ta mbysë një virus të tillë, si dhe beson se ky virus do të ndalojë së përhapuri me fillimin e pranverore.

Përderisa një deklaratë të tillë e ka bërë edhe sekretari e shëndetësisë në Britaninë e Madhe, Matt Hancock, dhe duke shpresuar që pranvera dhe ngritja e temperaturave, do të ndikojnë në zbehjen e aftësive të virusit për të mbijetuar dhe për tu shpërndarë.

Deri tani është vërejtur se virusi ka pasur një qëndrueshmëri më të lartë, duke i’u falënderuar temperaturave të ftohta dhe ajrit të ftohtë.

Një arsye tjetër e kësaj përhapjeje masive të virusit është, se sistemi imunitar është gjithashtu më i dobët gjatë dimrit, ndërkaq forcohet në pranverë.

Gjithsesi, sipas ekspertëve, siç shkruan albaniantimes, në vend të pritjes të ngritjes së temperaturave dhe krijimit të kushteve të duhura atmosferike, që do të pamundësonin përhapjen e virusit – njerëzit duhet të kujdesen për vetën dhe t’i shtojnë masat parandaluese dhe mbrojtëse ndaj këtij virusi, transmeton Klan Kosova.

MUND TË JU PËLQEJNË