Sipas një studimi të udhëhequr nga studiuesja J. Bohem në “Harvard School of Public Health” dhe të botuar në “Live Science” doli në pah lidhja mes pranisë në gjak të antioksidantëve dhe optimizmit.

Lidhja mes mirëqenies fizike dhe asaj psikologjike njihet prej kohësh dhe efektet e një problemi emotiv ndihen edhe në trup, duke ndikuar në përshpejtimin e patologjive fizike.

Studiuesit kanë vëzhguar 9 antioksidantë të ndryshëm në gjak, nga një grup vullnetarësh prej rreth 1000 amerikanësh, femra dhe meshkuj të moshave nga 25 deri në 74 vjeç.

I njëjti grup më pas ka plotësuar një pyetësor lidhur me vlerat e tyre, sjelljet dhe veprimet.

Studiuesit kanë zbuluar që njerëzit më optimistë kishin një përqendrim të karotenoidës në gjak me vlerën 13% më shumë krahasuar me njerëzit m

Optimistët kanë deklaruar se konsumonin tri apo më shumë racione fruta dhe perime në ditë, ndërsa pesimistët hanin maksimumi deri në dy racione në ditë.

Nga studimi nuk është e qartë se është optimizmi që favorizon sjelljet e shëndetshme si konsumimi i frutave dhe perimeve apo e kundërta nëse frutat dhe perimet favorizojnë optimizmin.

Sigurisht që studimi duhet thelluar, por është gjithsesi e mundur të imagjinojmë një rreth virtuoz të mirëqenies, kur mendja dhe trupi ndikohen reciprokisht. Me pak fjalë, një mollë në ditë mban mjekun larg, por tre largojnë pesimizmin.

MUND TË JU PËLQEJNË