Shyhrete Behluli bashkë me vajzën Engjëllushe Salihu, ditë më parë kanë publikuar këngën e tyre të re, një bashkëpunim i cili u prit jashtëzakonisht mirë.

Ato i këndojnë ‘nusës së vëllaut’ konkretisht me titullin e këngës “Princesha e vëllait tonë”, e cila tregon për raportet e mira që duhet ti ketë secila kunatë e secila familje mes vete, shkruan “Kosovarja”.

U tha që këtë këngë ia kushtuan nusës së tyre Leartës, pasi dihen raportet e mira të ndërsjellta.

Ndërkohë Learta ka mirëpritur këngën nga vjehrra e kunata për të cilat ka respekt të madh. Veprimi i parë i saj ishte shpërndarja në rrjetet sociale si shenjë përkrahje e falenderimi, ndërsa sot ajo ‘shkrihet’ teksa dëgjon këngën nga vendi i punës.

Learta ka realizuar një video duke xhiruar vetën në pasyqrë e duke dëgjuar këngën e vjehrrës e kunatës.

Ajo shihet plotë buzëqeshje, teksa shkruan “Këngë më e mirë”./Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË