Shqipëria po përballet me një situatë të jashtëzakonshme pas tërmetit prej 6.4 ballë që ra mëngjesin e ditës së sotme, ku ka shkaktuar disa viktima.

Rasti ka tronditur të gjithë shqiptarët anë e mbanë botës, shkruan “Kosovarja”.

Mesazhe solidarizuese po shpërndahen gjithandej e lutje të pafundme që të ketë sa më pak viktima.

Edhe Learta Jakupi, reja e këngëtares Shyhrete Behlulit tronditet nga tërmeti shkatërrues, ndërkohë që lutet për vëllëzërit e motrat shqiptare.

Ajo njëkohësisht ka ndarë disa udhëzime se sit ë mbrohemi në rast tërmeti./Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË