Reja e këngëtares Shyhrete Behluli po befason dita-ditës për të mirë.

Learta Jakupi po i reziston kohës duke mbetur nusja më e komentuar e shoubizit, shkruan “Kosovarja”.

Paraqitjet e saj elegante nuk do mend që behen lajm, por edhe sjellja, kujdesi ndaj çdonjerit e sidomos familjarëve po lë përshtypje tek njerëzit.

Përveç respektit që ua bën familjes së burrit, ajo ka edhe një afërsi të madhe me ta, duke i quajtur kunatat motra e vjehrrinë nënë e baba.

Jo veç me ta, ajo njihet edhe për raportin e lakmueshëm me nusën e vëllaut të saj Necën.

Ato shihen përherë bashkë, duke kaluar momente të mira e duke ndarë çdo gëzim mes vete.

Se duhen si motra e kanë thënë disa herë, kurse sot janë veshur edhe si motra binjake.

Fotografi që solli Learta mori vëmendje të madhe dhe u komentua shumë. “Motra të shpirtit”, ka shkruar ajo krahas imazhit me kunatën./Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË