Dy personazhe që u bënë të famshme për një kohë të shkurtër, ndërkohë që tash janë ndër më të përfolurat e mediave rozë.

Learta reja e Shyhrete Behlulit dhe Gëzimja, reja e Remzie Osmanit janë nuset që ia panë hajrin vjehrrave të tyre në shumë aspekte, shkruan “Kosovarja”.

Për to flitet në media e tek njerëzit çdo detaj e aktivitet i tyre. Të dyja kanë fatin të jetojnë në luks dhe në familje të respektuara nga të gjithë.

Përveç pozicionit si nuse të ‘estradës’, dhe disa elementeve tjera që i bashkojnë, ato kanë edhe diçka tjetër të përbashkët, madje kaq të rëndësishme.

Sot të dyja nuset po festojnë për dashurinë, ngase me këtë datë kanë kurorizuar atë me martesë, përkatësisht fejesë.

Learta sot po feston tre vjetorin e martesës me Kushtrimin, ndërsa Gëzimja po festoon dy vjetorin ama kjo të fejesës me bashkëshortin e tanishëm Hamzën.

Bukuroshet ndihen të lumtura dhe të bekuara pranë bashkëshortëve./Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË