Lidhja Demokratike e Kosovës ka thërritur në një mbledhje Këshillin e saj të Përgjithshëm.

Mbledhja është paraparë të mbahet nesër në ora 14:30 në selinë e partisë.

Në këtë mbledhje do të diskutohet për ecurinë e bisedimeve me Lëvizjen Vetëvendosje për koalicionin e mundshëm pas zgjedhor, pas certifikimit të rezultateve të zgjedhjeve të parakohshme të 6 tetorit.

Ndryshe, kreu i VV-së Albin Kurti dhe ai i LDK-së, Isa Mustafa nuk do të takohen as sot, për të biseduar rreth arritjes së një marrëveshje për bashkëqeverisje mes dy partive.Postimi i plotë:

MUND TË JU PËLQEJNË