Ndonëse Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, ka qenë dhe mbetet shumë aktiv në krye të partisë, janë edhe 4 emra të tjerë që flasin si Isa Mustafa, kur pyeten për gjëra të mëdha, shkruan “Kosovarja”.

Avdullah Hoti ka reflektuar me disa reagime kundër partnerit në koalicion, Albin Kurtit, për të ecur rrugës të cilën e kërkon SHBA-ja.

Avdullah Hoti, po ashtu, ka lënë të kuptohet se nëse Kurti nuk e heqë taksën konform kërkesës së Grenellit, kjo parti mund të del nga koalicioni.

Diçka të tillë ka deklaruar edhe Agim Veliu, nënkryetar i LDK-së dhe ministër i punëve të brendshme.

Por, kohëve të fundit, edhe Lutfi Haziri është kontrovers: sa thotë se duhet të përfillet kërkesa amerikane për heqjen e taksës, sa thotë koalicioni VV-LDK nuk ka rrezik të prishet, sa…

Në anën tjetër, Vjosa Osmani ka heshtur sa i përket prekjes së qëndrimeve të LDK-së. Si duket, ajo insiston më shumë të jetë afër Albin Kurtit fizikisht dhe politikisht.

Vjosa Osmani e ka ruajtur prej fillimit mendësinë e qeverisjes me Kurtin, për dallim nga tre të tjerët – Veliu, Hoti dhe Haziri.

Dhe, se politika e LDK-së me VV-në është kontroverse, tregon edhe deklarata e Agim Veliut, kur tha se VV-ja është kundërshtari më i madh i rugovizmit…

Kështu, mosrespekti i LDK-së ndaj VV-së u pa edhe në Podujevë, në raportet reciproke mes dy subjekteve që garojnë për të parin e komunës së Podujevës.

E, kjo, me siguri, po ndodhë meqë Albin Kurti, në pozitën e kryeministrit të Kosovës, u dërgoi letra presidentit Tramp dhe sekretarit të BE-së, pa u konsultuar fare me LDK-në, si partner i koalicionit qeveritar.

Por, pakënaqësitë e LDK-së nuk kanë të ndalur në publik, e Kurti, megjithatë, vazhdon politikën e vet pa e pyetur LDK-në, ndërsa LDK-ja vazhdon të deklarohet për shumë gjëra, për të cilat Kurtit as që i bie në mend se i adreson kjo parti. Safet Krivaça /Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË