Në fakt, LDK-ja ka arritur te problemi ku shpresohej të mos ndalej treni për të zbarkuar rebelët, shkruan “Kosovarja”.

Të gjithë ata që nuk shkuan në mbledhjen e Kryesisë së LDK-së, nuk është vetëm rastësi, por është një përçarje e thellë, që i ka rrënjët aty ku edhe tha Isa Mustafa…

Aktualisht, Isa Mustafa është personi numër një që nuk mund të zëvendësohet me asnjë zyrtar të kësaj partie, sepse është i vetmi që po e ruan partinë nga copëtimi!

Z. Mustafa pat thënë se nuk do të kandidonte për kryetar të LDK-së edhe për një mandat, por zhvillimet në parti shkuan në rrugë pa krye.

Dhe, për të mos e hapur kutinë e rrezikshme të partisë, Isa Mustafa pa të pashmangshme zgjidhjen në postin e të parit të partisë.

Sepse, rebelët e LDK-së duan poste për vete. Por, të gjithë ata kanë pasur dhe kanë poste të larta falë LDK-së!

Prandaj, ata që nuk shkuan në Kryesi, treguan se janë kundër Vjosa Osmanit!

E, sa vlerësohet zonja Osmani në qarqet interne të LDK-së, e dinë më mirë ata që janë pjesë e saj.

Por, në opinion Vjosa Osmani çmohet shumë dhe ka peshë politike për kryeministre nga kjo parti më shumë sesa Lutfi Haziri apo cilido anëtar tjetër i kësaj partie, e që mund të propozohet për këtë post.

Sepse, Vjosa Osmani është kandidatja më e preferuar e LDK-së që e do masa popullore.

Sidoqoftë, nëse partia e vet e nominon për kryeministre, hajrin do ia sheh edhe Kosova, e edhe LDK-ja.

Përndryshe, burrat e nervozuar të LDK-së duhet të tregohen të matur, nëse duan ta ruajnë LDK-në.

Ndryshe, në masë po flitet se ata janë pjesë e SHIK-ut, prandaj edhe LDK-ja duhet të udhëtojë tutje, pa ata! Safet Krivaça /Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË