Moderatori i njohur Labinot Gashi dhe bashkëshortja e tij Qëndresa Bajrami janë ndër çiftet më të përfolura të estradës.

Ata u bënë kryetemë e mediave rozë sidomos pas dasmës së tyre, ndërkohë që tash janë bërë edhe prindër, shkruan “Kosovarja”.

Çifti kanë raporte të mira me shumë nga fytyrat e njohura të estradës, andaj edhe gjithmonë marrin pjesë në evente të ndryshme, nga ku marrin vëmendje me paraqitjet e tyre plotë elegancë.

Qëndresa njihet si një femër e bukur dhe me stil e cila tashmë ka hyrë në botën e showbizit dhe është në nivel me shumë nga fytyrat e famshme.

Ndërkohë sot familja Gashi kanë një festë, pasi kryefamiljari Labi ka ditëlindjen. Bashkëshortja e tij e ka uruar me një fotografi dhe disa fjalë: “Happy Birthday Love ❤️”, ka shkruar ajo krahas imazhit, kurse ai ia ktheu “Të duaaaaa❤️”./Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË