Labinot Gashi është figurë e njohur për publikun kosovarë. Moderatori ka vite që e ushtron këtë profesion, të cilin e bën me zemër, shkruan “Kosovarja”.

Humor, muzikë, biseda e lojëra të ndryshme kemi parë në emisionin e tij, i cili ndiqet shumë nga publiku.

Krahas angazhimeve të shumta që do kjo punë, ai ka treguar se është edhe familjar i përgjegjshëm.

Labi, siç e njeh publiku është i martuar me Qëndresa Bajramin, me të cilën kanë një vajzë.

Çifti kanë raporte të mira bashkëshortore duke krijuar ambient të ngrohtë familjare.

Por, duke qenë se në emisionin e Labit vijnë figura të njohura, femra të bukura pothuajse çdoherë, a thua në këtë pikë si kuptohen me Qëndresën? A xhelozon, apo si e mirëkupton ajo?!/Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË