Tuna dhe Patris Berisha janë ndër çiftet më të komentuara.

Emrat Tuna-Patris, kohën e fundit jemi duke i parë tejet shpesh nëpër media, e gjithë kjo shkak i disa të ashtuquajturave‘probleme’ familjare.

Mosmarrëveshjet e saj me Robert Berishën dhe deklaratat publike të tij në raport me nusen e vëllait, ishin vetëm disa nga arsyet.

Mirëpo Patrisi tha se raportet i ka të mira si me gruan ashtu edhe vëllanë dhe se secili e ka vendin e vet tek ai.

Kjo deklaratë u dha në ’Xing’ ku ishin të ftuar çifti dhe më pas vëmendja drejt tyre u kthye dyfish.

Pas gjithë këtyre ngjarjeve, komenteve qoftë negative apo pozitive për ta si çift, nuk kanë qenë të lehta për tu bartur mbi supe.

Andaj ata kanë zgjedhur që të largohen pak nga përditshmëria për të shkuar në Paris, atje ku vizituan ‘Disneyland’.

Ishte Tuna ajo e cila ka ndarë me ndjekësit disa fotografi në InstaStory, ku shfaqet pranë dy meshkujve të jetës së saj: burrit dhe djalit.

Si familje ata dukeshin tejet të lumtur./Lajmi/

 

MUND TË JU PËLQEJNË