Pati vazhdimisht skandale e thashetheme për jetën e saj.

Këngëtarja shqiptare Altuna Sejdi prej kohësh është duke u përfolur për një ndarje të mundshme me bashkëshortin e saj Patrisin, shkruan “Kosovarja”.

Është thënë disa herë se ka krizë në lidhjen e tyre disa vjeçare, por ky thashetheme nuk u konfirmua asnjëherë nga çifti.

Mirëpo detaje të shumta po nënkuptojnë të kundërtën. Duket se pas kunatës Nora Istrefi, edhe Tuna i ka dhënë fund martesës së saj.

Dyshimet janë shtuar edhe më shumë pasi Tuna dhe Patris nuk e ndjekin më njëri-tjetrin në Instagram.

Mbase kjo është një nga shenjat që lidhja e tyre vërtetë po përfundon. Mbetët ta konfirmojnë ose demantojnë këtë fakt.

E nga martesa e tyre Tuna dhe Patrisi kanë një djalë të cilin e quajnë Tian./Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË