Persona të cilët dyshohet se janë prekur nga koronavirusi COVID-19, po futen menjëherë në karantinë. Karantina është është tërësia e masave mbrojtëse që merren për të parandaluar përhapjen e një sëmundjeje ngjitëse ose edhe epidemike.

Koronavirusi COVID-19, është virusi që është shpërndarë në mbarë globin dhe që po infekton qindra njerëz.

Deri më tani me koronavirus janë infektuar mbi 145 mijë persona, ndërsa mbi 50 për qind e tyre janë shëruar totalisht nga ky virus.
Kohëve por edhe orëve të fundit është raportuar edhe për karantinën, ku personat e infektuar me koronavirus po futen aty në mënyrë që të mos përhapet më shumë virusi.

Karantina është tërësia e masave mbrojtëse që merren për të parandaluar përhapjen e një sëmundjeje ngjitëse ose edhe epidemike, kryesisht duke i mbajtur të sëmurët ose ata që dyshohen si të tillë, të veçuar nga të tjerët për një kohë të caktuar. Karantina vendoset edhe për bimët e kafshët kur ka rrezik për përhapjen e një infeksioni. Ka karantinë të pjesshme dhe karantinë të plotë. Karantina e plotë bëhet duke mbajtur njerëzit e dyshimtë në gjendje fare të veçuar, për aq kohë sa zgjat periudha e inkubacionit të sëmundjes.

Pra karantina është izolim i njerëzve në një vend, në mënyrë që të mos përhapet epidemia.

Kujtojmë që në Kosovë janë konfirmuar 3 rastet e para me koronavirus dhe deri më tani janë marrë një sërë masash që të parandalohet ky virus, i cili tashmë është cilësuar si pandemi nga Organizata Botërore e Shëndetit. /Metro/

MUND TË JU PËLQEJNË