I ndodhur mes kodrave të Luginës ‘Larung Gar’, ky fshat i pabesueshëm ndodhet në Kinë.
Mijëra kasolle të vogla prej druri qëndrojnë afër njëra-tjetrës, kasolle këto që janë shtëpi për shumë budistë.

Arsyeja e grumbullimit të shtëpive të vogla të kuqe qëndron tek një institut i madh fetar që ndodhet aty, transmeton Gazeta Express.

Pavarësisht vendndodhjes së izoluar, në këtë fshat ndodhet Akademia Budiste Larung Gar, vendbanimi më i madh budistë në botë.

Fotografi Sarawut Intarob kapi fotot mahnitëse të këtij fshati, ku pothuajse 10,000 njerëz banojnë aty.

MUND TË JU PËLQEJNË