Kënga Magjike është sigurisht një ndër festivalet më të rëndësishme muzikor. Këtë vit, ndryshime na presin sepse do i jepet një peshë më e madhe jurisë profesioniste dhe vlerësimit të tyre.

Por kush do të jetë anëtar i jurisë së KM 2019?

Armend Rexhepagiqi dhe Arben Skënderi do të vijojnë të qëndrojnë pjesë e saj, ndërsa pak kohë më parë Indeksonline zbuloi se 2 anëtaret e tjera janë Jonida Maliqi dhe Dalina Buzi.

Po anëtari i pestë? Ditën e sotme, burime për News31.al kanë konfirmuar se do të jetë Enkel Demi.

Për konfirmimin nga vetë ata, do na duhet të presin dhe disa muaj derisa të fillojnë përgatitjen për festivalin e vitit.

MUND TË JU PËLQEJNË