Në shtator, produksioni i Këngës Magjike hap “audicionet” për këngëtarët që mund të prekin ose jo skenën e madhe të Pallatit të Kongreseve.

Një pjesë mjaft e rëndësishme e këtij festivali është edhe juria e profesionistëve, e cila nisur nga ky vit do të ketë një peshë të madhe mbi supe.

Ndryshe nga vitet e tjera kur fituesi i Këngës Magjike dilte nga votat e vetë këngëtarëve, këtë vit juria do të ketë zërin e saj në vendimarrje.

Edicionin që shkoi, Manjola Nallbani, Armend Rexhepagiqi, Arben Skënderi, Orinda Huta dhe Orgesa Zaimi ishin antarët e jurisë që vendosën fatin e artistëve të rinj dhe Best New Artist.

Këtë vit juria ka ndryshuar… por zotërinjtë kanë qëndruar.

Burime pranë organizatorëve kanë treguar për Indeksonline se Armend Rexhepagiqi dhe Arben Skënderi do të vazhdojnë të qëndrojnë në juri, por Manjola Nallbani, Orgesa Zaimi dhe Orinda Huta janë larguar.

Një prej emrave që është konfirmuar në juri është ai i Jonida Maliqit.

Një nga zërat më mirë shqiptarë, përfaqësuese e Shqipërisë në Eurovizion dhe fituese e Këngës Magjike, Jonida Maliqi duket se do të jetë krah Armendit dhe Arbenit duke gjykuar të rinjtë dhe duke pasur zërin e tyre në emrin e fituesit të këtij edicioni.

Ndërkohë, emrat e tjerë të antarëve të jurisë nuk janë konfirmuar zyrtarisht. /Indeksonline/

MUND TË JU PËLQEJNË