Javën tjetër mbahen netët finale të këtij edicioni në festivalin ‘Kënga Magjike’.

Pas tragjedisë që ndodhi në Shqipëri, këngëtarja Besa dje njoftoi opinionin publik se e ka të pamundur të performoj në netët finale të ‘Kënga Magjike’.

Por i menjëhershëm kishte qenë reagimi i organizatorit Ardit Gjebrea i cili i bëri lutje që të mos largohet nga ky festival, pasi së bashku me gjithë organizatorët dhe pjesëmarrësit ‘Kënga magjike’ është duke organizuar një mision bamirës.

Të hollat që do fitohen nga ky festival gjatë javës së ardhshme, do të dhurohen për ndihma ndaj familjeve që humbën shtëpitë nga tërmeti i 26 nëntorit.

MUND TË JU PËLQEJNË