Reperja nga Prizreni, Tayna, tani më nuk është një emër i panjohur për publikun.

Kjo pasi që  kur hyri në tregun muzikor, emri i saj u lakua shumë nga mediat rozë, shkruan Kosovarja.

Tayna është e organizuar gjithmonë me koncerte, e mbrëmje të ndryshme, e po ashtu me projeket e saj që ka sjellë, e që padyshim janë pritur mjaft mirë nga publiku.

Ani pse ajo është mjaft e angazhuar në profesionin e saj, ajo sot na tregoi diçka shumë të rëndësishme në njërin nga postimet e saj, e besa neve na la goxha gojë hapur.

Ajo në foton e postuar, kishte zgjedhë ca vargje të shkrimtarit më të njohur, Azem Shkrelit.

Këto vargje ishin “ Sikur të takoheshim me vetveten sy me sy, do të putheshim apo kishim për tu pshty?

Sigurisht që pas kësaj, me mijëra mendime sillen në kokat tona.

Se a ishte ndonjë diss nga Tayna për dikë, apo ia kushtoi ndonjë personi të veçantë këto?

Si dihet, nga Tayna, tanimë gjithçka mund të pritet … /Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË