Majlinda Zeka kohët e fundit me paraqitjet e saj ekstravagante po zë hapësirë të madhe në mediat rozë, shkruan Kosovarja.

Që nga lidhja e saj me reperin Majk fitoi vëmendjen dhe simpatinë e publikut, duke u bërë një figurë e dashur dhe e pëlqyer për stilin dhe bukurinë e saj.

Jeta e saj private përcillet me mjaft kuriozitet, sidomos pas ndarjes nga Majku çdo lëvizje e saj ngjall interesim te publiku.

Ajo po ashtu është një nënë mjaft e përkushtuar ndaj Roanit duke treguar çdo herë dashurinë dhe kujdesin ndaj djalit.

Por, sot dikush asaj po i mungon shumë.
Kjo ka bërë që Majlinda ta shpreh haptazi mungesën e këtyre personave të veçantë.

Janë prindërit e saj ata të cilët ndodhen larg Majlindës dhe po i mungojnë shumë. /Kosovarja/.

MUND TË JU PËLQEJNË