Reja e këngëtares së njohur Shyhrete Behlulit sot po feston ditëlindjen.
Pesëmbëdhjetë dhjetori i solli Leartës një vit më shumë, duke u bërë tashmë 26 vjeçare, shkruan “Kosovarja”.
Ashtu siç edhe pritej për ditëlindjen e saj u bë një festë madhështore në mesnatë.
Me një ambientë të rregulluar bukur, ëmbëlësirë impresionuese e musafirë të këndshëm, njererëz të dashur për të ajo festoi ditëlindjen.
Krahas këtyre, Learta mori mesazhe të shumta me urime të veçanta që e bënë akoma më madhështore këtë festë.
Por urimi më special ishte nga babai i saj, i cili thuri vargje të gjata për të bijen.
Ai ndihet i lumtur dhe krenar për të dhe njekohësisht emocionoi me fjalët. Learta është me fat që ka një njeri të tillë ne jetën e saj./Kosovarja/