Talentja gjakovare po vazhdon të ndez atmosferë në dasma të shumta.

Nga këto momente, Yllka shpeshherë poston imazhe të ndryshme, teksa e shfaq elegancën dhe stilin e saj që ka, shkruan “Kosovarja”.

Prej vitesh Yllka është e martuar dhe jeton së bashku me bashkëshortin në qytetin e saj të lindjes, Gjakovë.

Yllka është shumë e dashuruar pas burrit të saj, dhe këtë më së miri e ka treguar shumë herë përmes fotografive që poston.

Ndërsa, këtë herë ajo pozoi në prani të dy personave më të rëndësishëm babait dhe burrit të saj.

Bababi i saj, Zeqë Kuqi ndryshe njihet si këngëtar e rapsod i pëlqyer jo vetëm i Dukagjinit.


Këngët e tij folklorike mbahen në mend edhe sot tek gjenerata e viteve ’80-ta.

Zeqë Kuqi edhe sot vazhdon e s’ndalet as që ndahet nga kënga.

Kemi pasur rastin ta shohim në disa projekte bashkë me Yllkën, me këngë të mirëfillta shqipe

Pa dyshim se sikur prind ashtu Zeqa është i dashur edhe si vjehërr i bashkëshortit të saj. /Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË