A ka ndonjë emër tjetër me të cilin media rozë është marrë më shumë sesa me Adelina Tahirin? Që kur ka dalë për herë të parë në skenë, ajo menjëherë është shndërruar në personazh shumë të komentuar, shkruan “Kosovarja”.

Kur Adelina Tahiri u shfaq për herë të parë në skenë bëri përshtypje për shkak të sharmit, e më pas u vu në qendër të vëmendjes për shkak të jetës private.

Sot, flitet e përflitet për lidhjen me avokatin maqedonas, një lidhje kjo që u paragjykuar nga populli, e madje edhe nga media, shkruan “Kosovarja”.

Në një deklaratë të mëhershme, këngëtarja kishte thënë se shumë gazetarë kanë keqpërdorur me figurën e saj, andaj edhe refuzon shumë intervista.

Ajo ka thënë se e kupton punën e gazetarëve, por jo edhe teprimin. /Kosovarja/

 

MUND TË JU PËLQEJNË