Politika e Albin Kurtit, së shpejti, do të ketë kundërshtimin e emisarëve amerikanë dhe evropianë për heqjen e taksës pa kushte. Dhe, zor se do të ketë mundësi e as hapësirë për vënien e reciprocitetit ndaj Serbisë, shkruan “Kosovarja”.

Diplomacia e SHBA-së është e vendosur t’i jep fund fqinjësisë së ngrirë Prishtinë-Beograd. Marrëveshja që do të pasojë nën presionin amerikan, do të jetë pak a shumë e stilit deshe-s’deshe dhe ajo do të arrihet.

Të gjithë ata që nuk e kuptojnë këtë presion, janë të vonuar në politikat e fuqive të mëdha në Ballkanin Perëndimor.

SHBA-ja, pas arritjes së marrëveshjes Kosovë-Serbi, i ka dy synime prioritare:

Marrëveshja e arritur do të pasohet me disa komisione për pajtim dhe fqinjësi të mirë ndërshtetërore.

Departamenti i shtetit me zyrtarët amerikanë në krye, kanë paralajmëruar investime të mëdha në Kosovë dhe Serbi dhe në gjitha vatrat e krizës në Ballkanin Perëndimor, për të stabilizuar ekonominë dhe tregun social.

SHBA-ja, gjithashtu, paralajmëron ta rrisë luftën kundër korrupsionit dhe punën në gjykatën e specializuar në Hagë.

Pushteti i presidentit amerikan, Donald Tramp, do e heqë nga dora evropiane problemin e Ballkanit, me prioritet Kosovën dhe Serbinë, si dy vatra të krizave të ngrira e me tensione, me mundësi të një lufte të re që do të gëlltiste miliarda dollarë amerikanë.

Prandaj, politika e administratës së Trampit e ka kuptuar, më në fund, se problemet në relacionin Prishtinë-Beograd janë të një urgjence të shpejtë.

Ajo çka e dallon Serbinë, aktualisht, është deklarata e presidentit të Serbisë, Vuçiç, se SHBA-ja është jetike për zgjidhjen e problemit Serbi-Kosovë.

Vuçiçi e ka relativizuar në masë të madhe informacionin brenda Serbisë se shteti është para një opsioni të vështirë, ku nuk do të ketë mundësi të mos e pranojë njohjen e Kosovës.

Por, për dallim nga Serbia, që e ka kuptuar problemin, politika kosovare ende nuk e ka kuptuar rëndësinë e bashkëpunimit të plotë me SHBA-të.

Taksa dhe reciprociteti i paralajmëruar, janë obstruksione për politikat amerikane. Prandaj, SHBA-ja do bëjë presion për heqjen e tarifës 100%.

Dhe, Albin Kurtit, që më shumë e ka hapur dritaren kah BE-ja sesa nga SHBA-ja, pritet së shpejti t’i vijnë emisarët gjermano-francezë për heqjen e taksës. Safet Krivaça /Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË