Tanimë dihet se konsumimi i ushqimeve të gatshme dhe artificiale është një faktor, që e rrit rrezikun e prekjes nga kanceri. Mirëpo, a e keni ditur se edhe disa ushqime që duken të shëndetshme janë shumë të dëmshme dhe kancerogjene?

Duke marrë informacionet e duhura mbi përbërjen e ushqimeve, ju do të jeni të vetëdijshëm se cilat ushqime duhet t’i konsumoni dhe cilat jo.

Disa nga produktet më të dëmshme që i konsumojnë zakonisht dhe shkaktojnë kancer janë:

Salca e domateve– është një produkt shumë i përdorur në kuzhinë. Ky produkt përmban disa kimikale të quajtura BPA, apo stimulues hormonesh. Aciditeti i lartë, që këto produkte zakonisht e kanë janë shkaktarë të shumë sëmundjeve duke përfshirë edhe kancerin.

Peshku i konservuar– shumë njerëz mendojnë se peshku i konservuar nuk është dhe aq i dëmshëm, prandaj e konsumojnë. Sipas ekspertëve, më mirë është që të mos hani fare peshk, se sa të përdorni peshkun e konservuar.

Mielli i bardhë– është një produkt, i cili përdoret shumë sidomos tek ne. Pastat dhe buka e bardhë janë produkte të miellit të bardhë, prandaj duhet të kemi kujdes në përdorimin e tyre. Ai përmban karbohidrate, të cilat zbërthehen në sheqerna, që e shkaktojnë kancerin.

Perimet dhe frutat e ngrira– pesticidet që përdoren tek perimet dhe frutat e tilla, janë disa nga shkaktarët kryesorë të kancerit. Në vend të tyre, mundohuni që të blini produkte të freskëta.

Alkooli– studimet kanë treguar se alkooli është mjaft i dëmshëm, sidomos kur përdoret në sasi të lartë.

Disa produkte të tjera, shkaktare të kancerit janë: mishi i procesuar, margarina, disa ushqime dietale, patatinat dhe ëmbëlsirat artificiale.

MUND TË JU PËLQEJNË