Cilësohet si ndër këngëtaret më të dashura dhe më të respektuara tek publiku shqiptar.

Është kjo Yllka Kuqi, e cila ka vite që është në skenë, dhe me plot ëndje dhe dëshirë i ka shërbyer muzikës, publikut dhe të gjithë adhuruesve të saj, shkruan Kosovarja.

Yllkën, e kemi ndër ata emrat që nuk kalon ditë të vetme pa qenë pjesë e mediave dhe faqeve rozë, kjo për shkak kërkesave të shumta dhe angazhimeve që e rrethojnë.

Pra, emri i saj vërshohet çdo ditë si për jetën profesionale ashtu edhe atë private. E, kur jemi te jeta personale e saj dihet që ajo gëzon një jetë të lumtur pranë bashkëshortit të saj.

Kjo vetëm që nuk është dëgjuar nga të tjerët por edhe është parë nga vetë çifti, të cilët falë momenteve kanë dëshmuar një lidhje shumë të afërt me njëri tjetrin.

Aq të afërt, sa nganjëherë ka mundësi që Yllka kur është pranë të shoqit të shtanget e të hallakatet. /Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË