Në sezonën e verës dasma është kryefjala e kësaj stine. Kjo për faktin se shumica e çifteve zgjedhin pikërisht këtë kohë për të celebruar dasmën e tyre.

Vëmendje të madhe marrin sidomos dasmat dhe ahengjet në familjet e fytyrave publike, shkruan “Kosovarja”.

Ngjashëm ka ndodhur para dy ditëve në familjen e moderatorit Labinot Gashit, kur një familjar i tij organizoi një dasmë të madhe ku pati të ftuar edhe shumë miq e kolegë të Labit, këngëtare e artistë të njohur në vend.

Në raste të tilla zakonisht përveç nuses që martohet janë në fokus edhe nuset tjera. Kësaj radhe një vëmendje e madhe iu dha Qëndresës së Labit e cila rrezatonte me rregullimin dhe fustanet që kishte veshur.

E kjo dasmë nuk pat hijesh pa e pri vallen Labi me bashkëshorten e tij./Kosovarja/.

 

MUND TË JU PËLQEJNË