Greta Koçi është padyshim një nga këngëtaret më të dashura për publikun dhe që pëlqen herë pas here të jetë në kontakt me fansat duke u ofruar për t’i bërë pyetje.

Së fundmi një fans e ka pyetur Gretën se si mund të dalë një darkë me të dhe këngëtarja kishte një përgjigje epike.

“Duke u ulur ju në tavolinën e restorantit dhe duke pasur përballë nga ekrani i TV ose telefonit tuaj me një klikim në kanalin Youtube. Zgjidhje tjetër s’më vjen në mendje”, u përgjigj Greta.

Këngëtarja ka zbuluar se së shpejti do vijë me një këngë të re që pritet të na i thyejë zemrat.

MUND TË JU PËLQEJNË