Greta Koçi solli imazhe të reja nga festa për ditëlindjen e saj.

Greta Koçi ka ndarë me ndjekësit disa imazhe të reja në rrjete sociale, të cilat i shkëputi nga ndeja për ditëlindje.

Këngëtarja dje festoi ditëlindjen dhe me këtë rast mblodhi në një vend familjarë e miq për të festuar deri në orët e vona.

Në këtë ndejë, ajo kishte zgjedhur të vishej me një fustan të zi, ndërsa dukej në top-formë teksa u fotografua pranë tortës.

“Faleminderit nga zemra per urimet tuaja Kam kaluar nje mbremje shume te bukur dhe po e ndaj me ju ”, ka shkruar ajo. /Lajmi.net/

MUND TË JU PËLQEJNË