Ditëve të fundit kryetemë në mediat rozë ka qenë djali dhe nusja e këngëtares së njohur Remzie Osmanit.

Pasi që dyshja dy ditë më parë i dhanë fund beqarisë, ata kanë përgatitur një dasëm me tradita e zakone që do të mbahen mend gjatë, shkruan “Kosovarja”.

Cermonia e dasmës së tyre u përcoll  për çdo lëvizje me shkrime të shumta nëpër media, por diçka sigurisht që iu ka ikur të gjithëve, një fotografi interesante që kanë realizuar në fotosesionin e tyre.

Derisa çifti puthen të gjithë mbyllin sytë, me qëllimin për ta shkrepur një foto interesante.

Ndryshe, kjo ditë e ka lumturuar tej mase këngëtaren e njohur Remzie Osmanin, ku për herë të parë ka gëzuar epitetin e emrit “Vjehërr”. /Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË