Ish-deputetja shqiptare nga radhët e PD-së, Jorida Tabaku, u bë nënë për herë të tretë.

Ajo solli në jetë një djalë pas dy vajzave. Siç edhe ka postuar në Instagram vetë Tabaku, dje pak pas mesditës ka ardhur në jetë djali të cilin e kanë pagëzuar me emrin, Dren.

“Dje pak pas mesdite erdhi në jetë Dren Sallaku. Arba dhe Iris janë shumë të lumtura për vëllackon e vogël. Mami Jorida dhe babi Saimir më shumë se të lumtur për mrekullinë e vogël që i shtohet familjes tonë!”, ka shkruar ajo.

MUND TË JU PËLQEJNË