Koronavirusi është bërë pjesë e përditshmërisë edhe në Zvicër, duke zbarkuar në Parlament.

Seanca plenare të hënë nisi me debate, pasi kryetarja e Dhomës Nacionale të Parlamentit, Isabelle Moret ndaloi deputeten nga SVP Magdalena Martullo-Blocher të vendosë një maskë mbrojtëse në sallën e parlamentit.

“Ajo më tha se duhej ta hiqja maskën,” ka deklaruar Martullo-Blocher për Keystone-SDA.

Deputetja e qortuar më pas është larguar nga salla. Martullo-Blocher tha se ajo ende nuk kishte vendosur nëse do të kthehej në sallë pa maskë apo do të qëndronte larg debatit.

Deputetja thotë se nuk dëshironte të infektonte askënd.

Sipas saj, disa anëtarë të këshillit ishin në rrezik. Përveç kësaj, ekziston një rrezik i rritur i infeksionit në parlament, pasi aty ulen shumë njerëz së bashku për një kohë të gjatë dhe afër njëri-tjetrit.

Ajo thotë se vendimi nuk ishte i drejtë, pasi kjo ka të bëjë me lirinë personale.

MUND TË JU PËLQEJNË