Fatmire Mullhaxha-Kollçaku e cila shpërndau ditë më parë citatet e analistit serb për Kurtin ka bërë edhe një tjetër veprim në FB. Ka shpërndare një thirrje për mbylljen e RTK’së. Nuk dihet nëse qëndrimi i deputetes së VV’së është edhe qendrim i Qeverisë.

Analisti Agron Demi, përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ka kërkuar që të mbyllet Radio Televizioni i Kosovës, duke thënë se me paratë që shpenzohen për RTK’në, mund të blehen maska e dezinfektues për banorët.

“Nëse televizioni publik nuk arrinë me qenë me publikun as në këso rastesh, po me na infektu me propagandë të flliqtë, ku është arsyeja me ekzistu një medium publik? Me qato 11 milionë euro, blejmë maska e dezinfektues të duarve për 2 milionë banorë’, ka shkruar Demi.

Mendim të njejtë për RTK’në duket se ka edhe deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fatmire Mullhaxha-Kollçaku, e cila e ka shpërndarë këtë shkrim në llogarinë e saj në Facebook./Express

MUND TË JU PËLQEJNË