Dukesha e Kembrixhit, Kate Middletonka krahët e mbushur me tre fëmijë nën moshën gjashtë vjeçare, por një ekspert mbretëror ka pohuar nuk duhet të përjashtojnë mundësinë e një tjetër foshnjeje në familjen mbretërore.

Komentatori Royal Phil Dampier tha se “nuk do të befasohet” nëse Duka dhe Dukesha e Kembrixhit vendosën të provonin për një fëmijë të katërt.

Ish korrespondenti mbretëror, i cili kishte shkruar libra rreth familjes mbretërore, tha se një fëmijë tjetër do të ishte bonus shtesë për ta mbajtur Kate larg nga “detyrat mbretërore”, në mënyrë që ajo të përqëndrohet në familjen e saj.

Kate, 37, tashmë është nënë e princit George, gjashtë vjeç, Princesha Charlotte, katër vjeç dhe Princi Louis, pesëmbëdhjetë muaj.

Duka dhe Dukesha e Kembrixhit festuan kohët e fundit ditëlindjen e gjashtë të princit të tyre më të madh, në një festë familjare.

MUND TË JU PËLQEJNË