Familja mbretërore është lidhur gjithmonë me dashurinë për punët e bamirësisë apo ruajtjen e traditave. Të gjithë pjesëtarët e saj janë të apasionuar pas një aktiviteti, por ka diçka që i bashkon ata.

Pjesëtarët e familjes mbretërore, njësoj si pjesa më e madhe e personazheve të njohur të Britanisë kanë një dashuri të madhe ndaj qenve. Të gjitha ata duke filluar që nga mbretëresha dhe i vogli Archie kanë nga një qen.

Sipas një burimi të “The Sun” Meghan Markle po planifikon të adoptojë një qen shpëtimi për djalin e saj, për t’u siguruar se vogëlushi do të jetë nën kujdesin e një miku shumë besnik.

Për momentin Meghan dhe Harry kanë dy qen shtëpi, por duan që djali i tyre të ketë një të tijin për të qenë më i sigurt. Kate Middleton dhe Princi William kanë një qen, i cili tashmë konsiderohet si pjesëtar i rëndësishëm i familjes së tyre.

Gjithashtu Princeshat Beatrice dhe Eugenie kanë treguar se kanë një dashuri të madhe ndaj qenve dhe një herë kanë pozuar për kopertinën e “British Vogue” me dy prej tyre.

MUND TË JU PËLQEJNË