Learta Jakupi është bërë e famshme falë vjehrrës së saj Shyhrete Behlulit.

Ajo tash e sa vite flitet vazhdimisht në mediat rozë e komentohet për jetën e saj dhe luksin që e jeton si reja e Shyhretës, shkruan “Kosovarja”.

Learta e ka dëshmuar se është një person pozitiv e dashur me të gjithë dhe mjaftë e respektuar.

Me familjen e bashkëshortit ka një raport të shkëlqyer ku vazhdimisht kalon kohë e momente të mira si me vjehrrinë ashtu edhe me kunatat.

Publiku e njeh edhe Dritën, nënën e Leartës e cila është e ndjekur dhe mjaftë e komentuar.

Drita Jakupi është drejtoreshë e spitalit të parë privat në Kosovë, “Euromed”, të cilin e udhëheq bashkë me të shoqin e saj, Habibin.

E sot Learta bashkë me kunatën e saj Njomzën kanë drekuar te nëna e saj Drita , teksa ka publikuar imazhe brenda shtëpisë së saj./Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË