Përveç, jetës profesionale dhe asaj private është edhe jeta luksoze e artistëve tanë që po ngjall mjaft interesim te publiku, shkruan Kosovarja.

Mund ti numërojmë në gishta artistët të cilët bëjnë jetë super luksoze, ku u ka rënë në sy kjo edhe publikut çka ka bërë që shpesh tu hidhen sipër me komente të ndryshme.

Veturat e shtrenjta, gardëroba, aksesoret, dhe shëtitjet e panumërta në vendet më luksoze të botës janë vetëm disa prej gjërave që bien në sy që në shikim të parë në fotografitë e ndryshme që ndajnë me ndjekësit e tyre.

Një ndër femrat qe njihet dhe përfolët për jetën luksoze që bën pas Morena Tarakut e Adelina Tahirit është edhe Arta Elezaj, apo ndryshe e njohur me rolin e saj “Xhakarta” në serialin vendor “O sa mirë”.

Ajo pak ditë më parë postoj një fotografi pranë një veture luksoze të tipit mercedes.

E, siç duket kësaj liste tani po i shtohet edhe rep artistja më e re Tayna.

Madje, blerja e veturës së saj u përfol mjaft shumë duke u akuzuar që ia bleu dikush prej sheikëve.

Por, siç duket Taynës i ka pëlqyer vetura e ‘Xhakartës’, ku e bleu edhe vetë një të ngjashme.

Se cilës po i shkon më shumë të jetë shofere e kësaj veture vlerësojeni vetë./Kosovarja./

MUND TË JU PËLQEJNË