Faqja “What they wearin” në Instagram ka publikuar së fundmi një fotografi të reperes së njohur shqiptare Loredana Zefit, në të cilën asaj i dallohet ora e dorës nga marka e njohur “Rolex”.

Sipas postimit që është bërë, Loredana ka shpenzuar për orën e dorës 26.500 euro.

Loredana Zefi ka qenë një prej emrave më të diskutuar kohëve të fundit për shkak të dyshimit se ajo ka dëmtuar materialisht një çift në Zvicër duke e mashtruar atë.

Ndryshe, reperja me anë të një video të publikuar në Instagrama njoftuar gjithë fansat e saj se ajo i ka anuluar gjithë koncertet për çka edhe ka kërkuar mirëkuptim nga ana e atyre që e duan./21Media

 

MUND TË JU PËLQEJNË