Një këngëtare e zëshme me një zë të artë, me performanca të shkëlqyera vite me radhë është kjo e njohura dhe e dashura Edona Llaloshi.

Edona është ngjitur në skenën muzikore qysh kur ishte fëmijë dhe që atëherë fitoi simpatinë e publikut dhe vazhdon edhe sot të jetë e preferuara e tyre, shkruan “Kosovarja”.

Ajo që e karakterizon Edonën si një këngëtare të suksesshme e të dëshmuar në skenën tonë është karriera e saj e begatshme e kompletuar me shumë këngë, bashkëpunime e videoklipe.

Kur jemi të karriera e saj nuk kemi si të mos e përmendim edhe vitin 1999, ku artistët e frymëzuar nga periudha në të cilën kaluan vazhduan veprimtarinë e tyre duke i qëndruar publikut pranë edhe në ato kohë të zymta të pas luftës.

Një ndër këta artistë ishte edhe Edona. Me një pamje natyrale e bukuri freskuese kështu dukej Edona edhe atëkohë./Kosovarja/.

 

MUND TË JU PËLQEJNË