Jo rrallë lexojmë lajme për bashkëshortet e bashkëshortet e këngëtarëve, aktorëve, humoristëve, etj.

Madje shpesh, ata komentohen më tepër se personazhet kryesorë, që janë artistët tanë të fushave të ndryshme, shkruan “Kosovarja”.

Publikut e mediave nuk iu iku as bashkëshortja e humoristit shumë të njohur për publikun Rasim Thaçit- “Cimës”.

Shukrija me profesion infermiere, njihet si një grua e zonja e cila është shumë e përkushtuar ndaj familjes së saj.

Mirënjohëse ndaj nënës ka qenë gjithmonë këngëtarja Adelina Thaçi, e cila në postimet e saja e ka quajtur shtylla e familjes.

Kurse sot zonja Shkurije ka kaluar kohë me vajzën e saj Adelinën e cila ka ndarë imazhe në Instagram. “Me nanushen tem”, “Shuki my heart”, janë fjalët me të cilat e ka përshkruar ajo nënën.

Ndërkohë një detaj bie në sy tek zonja Shukrie. Ajo shihet duke pirë cigare, që na jep të kuptojmë se është konsumuese e duhanit./Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË