Ka plot dy vite që kur aktori i njohur Hasan Gashi, apo i njohur me nofkën e tij ‘Hasan Kunxhi’, ka ndërruar jetë.

E me rastin e përvjetorit familjarët, miqtë e shumë kolegë të tij e kanë përkujtuar aktorin e njohur e të dashur shumë nga publiku, shkruan “Kosovarja”.

Ai ishte kolegu dhe shoku i ngushtë i aktorit të njohur Cimës, nuk ishin të pakta skeçet në të cilën morën pjesë së bashku, e të cilat edhe sot e asaj dite mbahen mend.

E meqë, u bënë dy vite që kur aktori iku nga kjo botë, Cima me anë të një fotoje pranë varrit të tij, tregon se sa e vështirë është jeta pa mikun e tij.

“Sot , isha me përkujtu shokun tim Hasan Gashi , të cilin e keni njohur si Hasan Kungji.
Me Hasanin ditë edhe natë ishim bashkë , një njeri i urtë , i mirë , punëtor , i hareshëm. Qenka vështir me të përkujtu , e aq më shumë me u mësu me u mësu me ikjen tënde të shpejtë. Pusho i qetë shokë ”, shkruan humoristi i njohur./Kosovarja/.

MUND TË JU PËLQEJNË