Askush më mirë se ai nuk ka ditur të jetë arsyeja e shumë të qeshurave tek publiku shqiptar.

E kush tjetër përveç humoristit të pazëvendësueshem Rasim Thaçit, i njohur më shumë me nofkën Cima, shkruan Kosovarja.

Secila gjeneratë është rritur me batutat e tij, ku secila familje shqiptare ka pritur me padurim projektet e tij të shkëlqyeshme.

Cima, gjithmonë është përcjellë dhe është ndjekur nga secila gjeneratë, veçanërisht për ndonjë festë kur të gjithë e kanë ditur se diçka e veçantë po vjen nga ai.

Emri i tij ka arritur të bëhet i afirmuar dhe i njohur jo vetëm në Kosovë, por në secilin vend të Europës, që për Cimën janë bërë si shtëpia e dytë ngado që prezantohet.

Ndonëse krijimtaria e tij shtrihet ndër vite, dhe kur përmendet emri i tij menjëherë e dijmë se është fjalë për personazhin më të palodhshëm që nuk është dorëzuar asnjëherë.

Por, a keni menduar ndonjëherë se kur nuk ka më fuqi të dhurojë e të ofrojë të qeshura, a do të ketë ndonjë që do të mund ta zëvendësojë e të jetë si ai.

Sigurisht që po, ekziston dikush që po zotohet të bëhet po aq i zoti dhe i denjë për humor sikur Cima, dhe ai është nipi i tij, i cili që nga tani ka filluar të interesohet rreth humorit dhe shpesh e shohim me teshat që përdor Cima në paraqitjet e tij skenike.

Njihuni edhe ju me pasardhësin më të ëmbël të Cimës, që padyshim pritet të zërë një vend të rëndësishëm në botën e aktrimit po aq sa gjyshi. /Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË