Aktori i njohur i humorit Rasim Thaçi-Cima për dekada bëri publikun të qeshë me skeçet e tij të mrekullueshme.

Cima është artisti i cili njihet që moti kur luante në “Treshi përsheshi” bashkë me Lecin e ndjerë dhe Qumilin, shkruan “Kosovarja”.

Me batutat e tij janë rritur gjenerata të tëra, jo vetëm në Kosovë por në çdo vend ku ka shqiptarë.

Ai mbetët një ikonë e pazëvendësueshme e humorit i cili ka sjellur gjithmonë projekte që janë pëlqyer shumë.

Sa i përket familjes publiku e njeh vajzën e tij Adelinën por jo rrallë i kemi parë edhe bashkëshorten Shkukrijen dhe dy djemtë e tij.

E sot Shukrija ka një ditë të veçantë, për të cilën humoristi ka disa fjalë.

Bashkëshortja e tij feston ditëlindjen, ndërkohë që në profilin e tij në facebook Cima shkruan: “Urime ditëlindja e dashura gruaja ime, u gëzofsh tanë jetën ❤️”, krahas një imazhi të bukur me të./Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË