A mund të kalojë një ditë pa mos bërë ndonjë shaka dhe pa lëshuar ndonjë batutë që të shkrin së qeshuri.

Është fjala për humoristin e njohur, Rasim Thaçi, i njohur me emrin artistik si Cima, i cili ndër vite ka mbetur i njëjti dhe po me të njëjtin interes, shkruan Kosovarja.

Po ta shikosh në pamje ka ndryshuar shumë e sigurisht edhe mosha duke e bërë të vetën, por po vetëm njëherë ia analizove skeqet dhe humoret që ka sjellë, menjëherë vërehet se ka mbetur aty ku ka filluar, pozitiv, i dashur e i ndjekur me shumë ëndje.

Përveç televizionit që ka dashuri të madhe për të, atij iu ka krijuar edhe një tjetër e tillë për rrjetet sociale, duke i afruar sa më shumë fansat e tij.

Duke e njohur për mos seriozitetin e tij, videoja e radhës e sjelli duke e sqaruar fjalën “Ahmak” se çfarë do të thotë sipas tij dhe kujt i thuhet, padyshim me një shaka ashtu siç di vetëm ky ta bëjë.

Rasim Thaçi – Cima

Publiée par Albania Viral sur Jeudi 4 avril 2019

Po a di të bëhesh seriozë more Cimë të paktë një herë në jetë, e të shkrish akullin me qëndrimin tënd… /Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË