Aktori Rasim Thaçi – Cima ka kujtuar kolegun dhe mikun e tij të ndjerë me një foto insteresante nga arkiva.

Dyshja shumë e njohur e humorit shqiptar kanë mbetur në kujtimet e shumë njerëzve si dy miqtë që gjithmonë janë shfaqur shumë gazmorë, duke argëtuar të gjithë.

E edhepse vdekja e Ibrahim Krajkovës, i njohur si ‘Leci’ e ka ndarë dyshen, Cima vazhdon ta kujtojë mikun e tij.

Ai ka postuar një fotografi ku shihen dyshja në një foto interesante, kurse në përshkrim të fotos ka shkruar: “Treshi përsheshi”, grup ky pjesë e të cilit ishin dyshja dhe aktori tjetër, Sevdai Radogoshi – Qumili, i cili gjitashtu shihet në fotografi.

MUND TË JU PËLQEJNË