Më datë 5, 6 dhe 7 mars kujtohet rënia historike e familjes Jashari në Prekaz të Skenderajt, familje kjo e cila u vetëflijua për liri në trazirat e luftës së vitit 1998.

Në nder të Epopesë së UÇK-së, Kuvendi i Kosovës ka mbajtur seancë të veçantë për të shënuar 22-vjetorin e Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ndërsa të pranishëm në seancë ishin Rifat Jashari dhe anëtarë tjerë të familjes Jashari.

Një datë si kjo duket të jetë e paharruar edhe për këngëtarët e estradës, të cilët nuk hezituan që përmes rrjeteve sociale ta kujtojnë rënien historike të Adem Jasharit dhe familjes së tij.

Këngëtarja Leonora Jakupi, e cila ka prejardhje nga Skenderaj, publikoi në rrjetin social InstaStory një pamje të tri figurave historike të UÇK-së, shoqëruar me mbishkrimin: “Epopeja e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”.

Reperi tjetër i njohur i estradës, Capital T, publikoi në InstaStory një imazh të animuar të luftëtarit legjendar Adem Jashari, duke e shoqëruar me mbishkrimin “Heroi ynë, i shkuar por kurrë i harruar”.

Reperi Gold AG,publikoi në rrjetin social Instagram një pjesë të këngës “Adem Jashari”, të cilën ai e këndon në bashkëpunim me këngëtaren Shyhrete Behluli, të cilën e shoqëroi me mbishkrimin “Faleminderit bac”.

https://www.instagram.com/p/B9WLvzRJig3/?utm_source=ig_web_copy_link

 

MUND TË JU PËLQEJNË