Kur përmendet lufta e fundit në Kosovë, nuk ka si të mos kujtohet sakrifica e familjes Jashari që qëndroi në fron për të mbrojtur atëdheun.

Kjo familje dha 26 anëtarë të saj për këtë tokë që sot po e gëzojmë në liri, shkruan “Kosovarja”.

Ndërkohë kur situata e përgjthshme në vend është në gjendje kritike, sidomos ajo politike bën të mendojmë se gjithë këta burra e këto gra po harrojnë të kaluarën e lavdishme të atyre që dhanë gjithqka.

E sikur vie një dëshirë e madhe dhe thua: Ah sikur Adem e Hamëz Jashari të ishin gjallë!

Mjafton të na vie ndërmend kjo familje, kjo sakrificë për tu mbledhur e punuar së bashku për këtë vend, popullin e saj.

Mungesë, mallë e dashuri sigurisht që më së shumti ndjenë Besarta. Vajza e heroit të kombit Hamëz Jashari, e cila është e mbijetuara e vetme e masakrës së familjen Jashari, shpesh kujton familjarët e saj me nostalgji.

“Sikur të ktheja kohen mbrapa e t’ju përqafoja dhe t’ju tregoja se sa shumë mall dhe dhimbje kam për ju dhe mos te ju lejoja te ikni me nga jeta ime…”, janë këto disa nga fjalët e Besartës që i shprehj atëherë kur kujton familjen e saj.

Kujtojmë se vrasja e Adem Jasharit dhe e 26 anëtarëve të tjerë të familjes së tij
është epopeja më lavdishme e luftës çlirimtare të Kosovës ndaj pushtimit serb. Atë 5 mars të vitit 1998 trojet shqiptare paten një hero të ri./Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË